Skip to content
Të Gjitha

Kërcënohet me jetë deputeti një javë pas marrjes së mandatit: Më quajtën “tradhtar”…

· 1 min lexim

Mesa duket situata mes mbështetësve të PD-së dhe opozitarëve të rinj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e Parlamentit, nuk është duke shkuar si duhet.

Është Ligoraq Karamelo, deputeti që ka vetëm që javë që është betuar në Kuvend, i cili ka bërë një deklaratë relativisht të rëndë duke thënë se është kërcënuar.

Karamelo thotë se është kërcënuar nga tre persona të cilët përvese e kanë quajtar tradhtar edhe kanë tentuar ta godasin.

“Jam kërcënuar edhe për organizatën që përfaqësoj, u afruan shumë qytetarë të cilët më mbrojtën nga dhuna”, tha Karamelo.

Megjithatë Karamelo nuk e ka lënë me aq dhe e ka denoncuar rastin në Policinë e Korës, ku edhe është shoqëruar një person si i dyshuar, por ende nuk ka të dhëna të plota.

Aktualisht Karamelo përpos rolin e deputetit, mban edhe rolin si kreu i OMONIA-s në Korçë.