Skip to content
Të Gjitha

Katër të plagosur në aksin Elbasan-Peqin, makinat përfundojnë brenda në lokal

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin Elbasan-Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar brenda në një lokal.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona, shkruan ‘Newsbomb’.

Tre prej tyre janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.