Skip to content
Kryesore

Kategoria e Parë: Besa nuk ndalet, triumfon Apolonia

· 1 min lexim

Kategoria e Parë zhvilloi këtë të mërkurë pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së tretë, ku u prodhuan gjithsej 9 gola. Në Kukës, Emiljano Çela e nisi me humbje rikthimin në stolin e verilindorëve, teksa u mposhtën në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Apolonia. Në Peshkopi nuk pati gola, me Korabin që barazoi 0-0 kundër Burrelit. Një fitore me shumë vlera mori edhe Besa e drejtuar nga Mirel Josa në sfidën e zhvilluar në “Gjorgji Kyçyku” ndaj Pogradecit vendas. Dopieta e Mazrekaj bëri që kavajasit të merrnin pikët e plota në këtë përballje, ndërsa kryesojnë kampionatin me 9 pikë pas tre raundeve. Në sfidat e tjera, Kastrioti fitoi me përmbysje në Fushë-Krujë, ndaj Lushnjës së Maganit me rezultatin 2-1. Tri pikë edhe për Valbonën që fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Erzenit. Java e tretë e Kategorisë së Parë mbyllet nesër me sfidën e Vlorës, aty ku Flamurtari pret Vorën.

 

Kategoria e Parë, raundi 3:

Kastrioti 2-1 Lushnja (Musaj 76′, Qyra 84′ /Xhabrahimi 54′)

Valbona 1-0 Erzeni (Krasniqi 63′)

Korabi 0-0 Burreli

Kukësi 1-2 Apolonia (Beshiraj 67′ / Trifoni 45′, Topi 89′)

Pogradeci 0-2 Besa (Mazrekaj (p) 5′, 55′)

E enjte, 12 shtator

16:00 Flamurtari – Vora