Kapet në flagrancë në fabrikën e kanabisit, pranga shqiptarit në Britani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar është arrestuar nga policia angleze, pasi u kap në flagrancë në një fabrikë kanabisi, e cila u gjet në afërsi të banesës së tij në Chatteris.

Bëhet fjalë për Ervis Cira, 30 vjeç, i cili akuzohet për prodhim droge të klasit B.

Blutë sekuestruan një sasi droge, e cila nëse shitej në treg, do të sillte fitime deri në 250 mijë paund.

Ishin qytetarët ata që e denoncuan shqiptarin dhe më pas me urdhër nga gjykata atij iu bastis shtëpia.

Të shumtë janë shqiptarët që kapen në fabrika kanabisi në Britani, ndërsa në dëshminë e tyre para gjyqit ata deklarojnë se përdoren nga persona të tjerë për të shitur drogë.

Shpërndaje
Share.

Komento