Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

19:40 06/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

82 vjet më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, u shënua një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë shqiptare.

Një divizion gjerman kreu një masakër të tmerrshme, duke djegur fshatin dhe vrarë 107 banorë të pafajshëm, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në përvjetorin e kësaj tragjedie, homazhet në Borovë nuk sollën vetëm lot dhe kujtime të dhimbshme, por edhe mesazhe faljeje dhe paqeje.

Ulrich Chilian, një qytetar gjerman që ka vizituar Borovën disa herë, shprehu pendesën dhe kërkoi falje në emër të popullit të tij për vuajtjet e shkaktuara.

“Jam nga Gjermania dhe kjo është hera ime e katërt në Borovë. Për atë që ndodhi, përgjegjësia i takon popullit gjerman. Në nderim të viktimave vij për të treguar respekt dhe për të kërkuar falje, edhe pse është e vështirë. Sot jemi miq dhe do të mbetemi të tillë përgjithmonë,” tha Chilian.

Mes të pranishmëve ishin edhe dëshmitarë të asaj dite tragjike, të cilët me dhimbje të thellë rrëfyen humbjet që pësuan.

Një prej tyre tregoi: “Humba nënën, babanë, dy motra dhe dy vëllezër. Unë isha vetëm 7 vjeç dhe u plagosa, por fatmirësisht plumbi nuk më goditi drejtpërdrejt. I pashë të gjithë të vrarë para syve.”

Një tjetër dëshmitar shtoi: “Humba xhaxhain, një djalë 16-vjeçar i zgjuar dhe me ëndrra të mëdha. U vra teksa përpiqej të kalonte murin.”

Viktimat e masakrës së Borovës janë nderuar me titullin “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa çdo 6 korrik, familjet dhe institucionet përkujtojnë këtë ditë si një kujtesë të dhimbshme, por edhe si një thirrje për pajtim dhe respekt mes kombeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 82-vjetori i masakrës së Borovës

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English