Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

19:05 06/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

Dy drejtuesit e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë janë përjashtuar nga detyra pas një hetimi të brendshëm që zbuloi shkelje serioze të rregullave dhe dyshime për bashkëpunim me grupin kriminal të Laert Haxhiut.

Në vend të tyre, në krye të institucionit është rikthyer Lorent Nako, i cili më parë ishte shkarkuar në shkurt të vitit 2024 për t’ia lënë vendin Fatjon Fashos. Ky i fundit tani po hetohet nga autoritetet dhe është larguar nga pozicioni.

Po ashtu, shefi i policisë së burgut, Sokol Kaçoli, është zëvendësuar me Artan Koçibellin, ndërsa Kaçoli ndodhet nën hetim për lidhje të dyshimta me të dënuarit.

Raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve evidenton se Laert Haxhiu dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, qëndronin në dhoma ngjitur në të njëjtin sektor, një shkelje e rëndë e protokolleve të sigurisë së lartë.

Gjatë një kontrolli të kryer në qelitë e tyre janë sekuestruar katër telefona celularë (model iPhone dhe Samsung), si dhe pajisje të tjera elektronike si karikues dhe kufje me bluetooth.

Ekzistojnë dyshime se në ambientet e burgut futeshin edhe femra për shërbime personale për Haxhiun, duke shkelur edhe më tej rregullat.

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën në Lushnjë në 2017, po përballet aktualisht me akuza të reja bazuar në dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafanit.

Sipas këtyre dëshmive, Haxhiu është përfshirë në një varg vrasjesh të rënda në Shqipëri dhe Greqi, mes të cilave ato të Lulzim Qorrit (Athinë, 2018), Fridmand Xhaferraj (Korçë, 2021), Çajup Selimit (Tepelenë, 2021), Dikens Halilit (Athinë, 2021), Alban Semakut (Peqin, 2021) dhe Albi Bashaliut (Elbasan, 2021). Ai po akuzohet edhe për organizimin e atentateve me tritol, tentativa vrasjeje dhe gjobvënie.

Hetimet ndaj funksionarëve të shkarkuar janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po intensifikojnë kontrollet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet e paligjshme brenda sistemit penitenciar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Burgu drenovehetimeshkarkime

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English