Kapet 333 kilogramë kokainë në Itali. Arrestohet shqiptari, një ndër drejtuesit e bandës kriminale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

4 persona janë arrestuar në Carrara, Itali, pasi janë kapur me trafikim të lëndëve narkotike.

Njëri prej tyre është shqiptar, ndërsa tre të tjerët janë nga Kroacia, Italia dhe Brazili.

Gjatë arrestimit plicia italiane ka sekuestruar 333 kg kokainë.

Ajo vinte nga kryeqyteti brazilian, Brazilia, dhe konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në zonë.

Kokaina, e ndarë në 300 pako, ishte e fshehur në një kontinier, i cili mbanfe arka druri me pllaka graniti.

Vlera e saj arrin rreth 100 milionë euro.

Deri më tani nuk janë bërë ende me dije identitetet e të arrestuarve.

Shpërndaje
Share.

Komento