Policia greke ka sekuestruar 30 kg drogë të llojit marijuanë, ndërsa janë arrestuar një shqiptar dhe një greke.
Operacioni është zhvilluar në aksin Korinth-Athinë, ku brenda një makine, e cila po vinte nga kufiri greko-shqiptar u gjetën dhe u sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuane.
Po gjatë këtij aksioni janë bllokuar edhe 4350 euro dhe 3 telefona celularë.
Në pranga pranga kanë përfunduar një shqiptar 45-vjeç dhe një shtetase greke 53-vjeçare.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.