Skip to content
Të Gjitha

Kapen 113 kg drogë në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

· 1 min lexim

113 kg marijuanë janë kapur sot në kufirin greko-shqiptar në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.

Si rezultat janë arrestuar 3 shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin në total 113 kg marijuanë.


Me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare.

Po ashtu janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.