Skip to content
Politikë

Kandidati për deputet, Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK, çfarë denoncoi

· 1 min lexim

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur sot pranë Prokurorisë së Posaçme, duke ndjekur paralajmërimin e bërë një ditë më parë për depozitimin e një kallëzimi penal.

Në një njoftim të shpërndarë dje në rrjetet sociale, Gjunkshi bëri të ditur se do të padisë në SPAK kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu, së bashku me dy zyrtarë të tjerë lokalë, të cilët ai i akuzon për krime zgjedhore.

“Ditën e nesërme, e martë, në orën 10:00, do të jem në Spak, për të denoncuar krimet zgjedhore të Kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun,

Drejtorit të Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi

Kryetarit të Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja”, shkroi dje në rrjetet sociale, Gjunkshi.