Kandidati i PD-së heq dorë nga mandati në momentin e fundit: “Vendimi për nder të tim eti!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa të gjithë prisnin betimin e tij në Kuvend, kandidati për deputet i Partisë Demokratike Indrit Hoxha ka hequr dorë nga mandati në momentin e fundit.

Në një deklaratë  për gazetarët në dyert e Parlamentit, Hoxha është shprehur se këtë vendim e ka marrë në nder të të atit, i cili ka qenë i burgosur politik.

“Neveri për këtë parlament ilegjitim!”-është shprehur Hoxha për mediat.

Kujtojmë se ai kishte dorëzuar dhe formularin e dekriminalizimit, por duket se ka ndërruar mendje.

Deklarata e plotë e Indrit Hoxhës:

“Neveri per kete parlament ilegjitim!

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret.”

Shpërndaje
Share.

Komento