Kryeministri Edi Rama nga ArTurbina i ka shpallur luftë kriminelëve, si dhe gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar.
Sipas tij, policia ka qenë shumë e duruar me prokurorët dhe gjykatësit qëë kanë liruar kriminelë nga burgu.
Shefi i qeverisë, tha për të korruptuarit në sistemin e drejtësië, se dje ishin milionerë që bënin ligjin dhe tashmë janë ashpërsuar, pasi vettingu është në fazën e vetë më agresive.
Rama përmendi rastin e Durrësit, ku prokurorit Arjan Ndoja iu bë atentat, ndërsa ndodhej në makinë me Landi Muharremit, i cili është kontingjent kriminal.
Numri një i qeverisë ka shtuar më tej, se mbi prokurorët dhe gjykatësit do të aplikohet ligji anti-mafia dhe pasuria e ktyre të fundit do të kalojë në sitë, derisa të krijohet SPAK
Fjala e Ramës
O popull në burg të futë drejtësia dhe policia e shkretë ka marrë mbi vete gurë dhe drurë pafund, megjithëse ka bërë më mirë se të gjithë punën e vetë. Kur e çon çështjen tek prokurori dhe ai t’a liron kriminelin në sallë. Unë di që durimi është malli më i shtrenjtë në këtë vend. Çfarë po bëjmë sot, po e bëjmë se janë krijuar kushtet që t’a bënim. Deri dje, oligarkia e sistemit të drejtësisë dominonte gjithçka. Ata që dolën nga sistemi, ishin dominuesë. S’merrej me to as media, as publiku. Milionerë që bënin ligjin, ndërsa sot jemi në fazën e ndërtimit të një sistemi tjetër. Kush thotë se ata vetëm u pushuan nga puna, gabon. Vetting-u është për të pastruar, dhe për të vendosur aty njerëzit që do të luftojnë, dhe ata që dalin si të papunë sot, do jenë të akuzuar nesër. Këto të gjitha quhen propagandë. Ndërsa faktet, janë gënjeshtra, janë muhabetet që fillojnë në 6 të mëngjesit deri në 12 të natës dhe bëhet virale çdo gjë e keqe, por ndodh kudo. Ne duhet që sot të jemi të bindur që ne të bëjmë një hap më tej me kurajo dhe vendosmëri. Vijmë tek KÇK-ja. KÇK-ja është një organizatë kriminale gjykatësish dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, tutorë të krimit të organizuar, janë një kancer në sistem që me nisjen e Vetting-ut, ka hyrë në fazën e vetë më agresive. Janë njerëz që e dinë që s’kanë asnjë shans të kalojnë Vettingun. Ndaj sot janë shfaqur më ashpër se dje. Sot ata nuk e kanë më jetën përpara në kuptimin e karrierës, por kanë vetëm kohën e mbetur kur të dalin para Vettingut. Motoja e tyre është, nuk është fantazi, e kam dëgjuar nga ata, Kap ça të kapësh. Rasti i Durrësit, është një nga ata. Në rastin e Durrësit, e sollën rrethanat, që në një makinë ishte prokurori dhe një nga eksponentët e krimit. Në bagazh, dokumentet e vjedhura nga prokuroria. Ato që në një kohë të gjatë u vunë nën kurrizin e Donika Prelës, u gjetën atje. Çfarë duhet të bëjmë? Të presim Vettingun e atyre? Për shkak se kriminelët kanë shpatullat e ngrohta, ka një paturpësi ekstreme, një mungesë ekstreme frike jo e jo, por edhe për të fshehur gjurmët. Çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës, dhe policia nuk vepron dot, se gjykata dhe prokuroria nuk veprojnë dot. Jemi në një vend ku të gjithë ne që jemi këtu, për të ardhur këtu kemi plotësuar një formular, ku përtej të gjitha standarteve ndërkombëtare ju është kërkuar të tregoni të vërtetën. Nëse kur keni dalë nga barku i nënës keni shkelur vijat e bardha. Është një ligj unikal, ligji i pastërtisë dhe kjo bëhet për të gjithë ato që duan të punojnë në shtet. Po këta, a s’ka ardhur koha, që këtyre njerëzve që janë dënuar, akuzuar për krime të rënda, për rezultat i marrëdhënies me KÇK apo që janë nën hetim në vendet e BE, t’ju kërkohet të deklarojnë pasurinë. T’ju kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duan të zgjidhen, u bëka për gjykatësit dhe prokurorët dhe su bëka për këta? Pse? Kush janë këta? Në këtë vacuum mes drejtësisë së vjetër dhe të re, ku një sërë institucionesh janë në proces dhe KÇK-ja ka hyrë në veprim, ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special. Të gjithë normat e ligjit anti-mafia t’a kalojmë tek këto subjektet, me radhë. Secili duhet të provojë se shtëpinë, makinën, biznesin i ka si rezultat i punës. Ky s’është proces penal, por administrativ dhe ndërkohë KÇK-së i duhet vënë një kufi shumë i qartë. Në kushtet që një anëtar i KÇK-së shkel ligjin askush s’vepron, ndërkohë që duhet sqaruar se KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullim dhe inspektim për anëtarin e kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e SPAK nëse ne nuk e bëjmë, këtu do të bëhet name, nami do të bëhet. Do të kemi shfaqje tërbimi. Nëse inspektimi vlerëson që anëtari i KÇK-së që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të nisë procesi anti-mafia, barra e provës atij, dhe të provojë nga i buron pasuria. Për të kaluar konkretisht tek lufta me krimin e organizuar.
Rama ka kërkuar mbështetje nga socialistët dhe ka paralajmëruar, se kush nuk voton planin KÇK (Kap ça të kapësh), do të përjashtohet nga PS.