Skip to content
Të Gjitha

Ju skadon ID? Gjendja Civile: “Jemi hapur edhe në fundjavë!”

· 1 min lexim

Ministria e Brendshme po merr masat e duhura për të përballuar fluksin që pritet nga ana e qytetarëve, të cilevë u skadon afati i ID-ve (karta e identitetit).

Viti 2019, shënon skadimin e mijëra ID-ve, pasi ka përfunduar afati 10-vjeçar i përdorimit të tyre.

Ka qënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ai që u ka bërë thirrje qytetarëve që mos ta lënë për ditën e fundit, por të përgatiten paraprakisht për tu pajisur me një ID të re.

Në shërbim të qytetarëve, Zyra e Gjendjes Civile ka njoftuar se do të qëndrojë e hapur edhe në fundjavë.

Pra, të gjithë qytetarët që interesohen, mund të aplikojnë edhe sot, për tu pajisur me një kartë të re identiteti.

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë”- njofton ministria e Brendshme.