Ishte pronar me letra i makinës së Ndojës, biznesmeni nga Durrësi merret në pyetje
Makina me të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja ditën kur ndodhi atentati ishte në pronësi të dikujt tjetër.
Bëhet fjalë për Fadil Çallikun nga fshati Xhafzotaj i Durrësit.
Ky i fundit është pronar i një shoqërie taksish në Durrës, shkruan “Shqiptarja.com”.
Sipas prokurorisë, ky automjet përdorej edhe nga bashkëshortja e Arjan Ndojës.
Çalliku është marrë në pyetje nga Krimet e Rënda, lidhur me arsyet se përse ia kishte lënë makinën prokurorit .
Mësohet se biznesmeni ka rrëfyer përpara hetuesve, se kishte njohje me Ndojën dhe Muharremin.
Kujtojmë këtu se 1 javë më parë, makina ku ndodhej prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku, u qëllua me breshëri armësh në Shkozet të Durrësit.
Si pasojë e të shtënave, Muharremi dhe Ndoja u plagosën dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Maloku ndërroi jetë ditën e djeshme në spital, pasi plumbat i kishin prekur mushkrin dhe shtyllën kurrizore.