ISHSH kontrolle në lokalet e ish-Bllokut, 9 gjoba në kuadër të ligjit “anti-duhan”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojnë kontrollet në kuadër të ligjit “anti-duhan”.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve gjatë kësaj fundjave.

Dega rajonale ISHSH-së Tiranë kreu në orët e vona të fund javës inspektime për zbatimin e ligjit “antiduhan” në zonën e ish-Bllokut dhe në zona të tjera të qytetit.

11 masa administrave janë marrë në këtë zonë.

Ata që dënohen më shumë janë përsëritësit me një gjobë prej 600000 lekësh.

Ndërsa ata që e shkelin për herë të parë me 300000 lekë.

Njoftimi i plotë

“Inspektime gjatë fundjavës edhe në orët e vona.
11 masa administrative në Tiranë në ish-Bllok dhe në zona të tjera të Tiranës për shkelësit e ligjit “antiduhan”.
Përsëritësit dënohen më shumë. 2 masa 600 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur.
9 masa nga 300 000 lekë për ata që e shkelin ligjin për herë të parë.”, shkruhet në njoftim.

Shpërndaje
Share.

Komento