Skip to content
Kryesore

Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, paraqitet në SPAK, çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është paraqitur në SPAK, ku dyshohet se po hetohet për disa parregullsi të gjetura gjatë auditimit të vitit 2013-2014 nga Këshilli i Lartë të Shtetit.

Hetimi përfshin akuzat për abuzime me tendera dhe keqpërdorim të fondeve publike në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve.

Sipas KLSH, Rroshi dhe 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kavajës janë përgjegjës për një dëm financiar prej 33 milionë lekësh, përmes tenderave për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.