Integrimi kombëtar/ Thaçi përgjigje të fortë: Mos u frikësoni nga Vuçiç e as nga ndonjë injorant tjetër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nuk janë kaluar pa u komentuar edhe nga liderët shqiptar dhe ata kosovar, mirëpo nuk është kursyer as numri një i shtetit të Kosovës.

Takimi i Thaçit dhe Ramës për të hequr tërësisht kufijt ka nxitur më shumë gjakrat dhe për këtë arsye presidenti kosovar ka një mesazh të fortë.

Pas daljes nga Samiti i Brdo-Brijunit, Thaçi ka thënë se asnjë nuk duhet t’i frikësohet integrimit kombëtar, për sa kohë është një hapësirë në të cilën jetojnë shqiptarë.

Është model evropian, euroatlantik, asnjë nuk i duhet të frikësohet integrimit kombëtar dhe një hapësire kudo që jetojnë shqiptaret pa kufi, në lëvizje të lirë, gjithmonë me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Asnjë nuk duhet t’i trembet këtij pozicioni, as nga reagimi i presidentit serb as ndonjë injoranti.

Sipas Thaçit, në samit u diskutua edhe çështja e Kosovës, ku ai theksoi faktin që mos liberalizimi i vizave do të ishte “i padrejtë dhe një ndëshkim për popullin kosovar”.

Presidenti kosovar ritheksoi edhe që aplikimi i taksës me Serbinë është legjitim dhe do “të mbetet në fuqi”, edhe pse dialogu mes palëve duhet të vazhdojë “i pakushtëzuar, me arritjen e një marrëveshje të pakushtëzuar dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, qe nuk krijon vija etnike, dhe që përfshin Medvegjën Preshevën dhe Bujanovcin në territorin e Kosovës”.

Shpërndaje
Share.

Komento