Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD duket se ka nxehur gjakrat e një pre psetarëve të kastës së vjetër të kësaj partie, Arben Imami.
Imami ka braktisur mbledhjen dhe në momentin e largimit ka folur për mediat ku edhe ka thënë se Basha është duke shkelur statusin dhe nuk po respekton asnjë normë.
I pyetur nëse do të ketë një lëvizje brenda PD-së, ai e mohoi. “Nuk do të ketë asnjë lëvizje, kundërshtimet i thash në mbledhje”.
Pak më herët ka qenë po Imami që ka thënë se Basha është duke ndikuar negativisht tek protesta e studentëve me mesazhet politike që është duke dhënë, pasi është duke folur si drejtuesi i forcës politike që prej të rinjve ka rrëzuar sistemin komunist.
“Shqipëria është në një moment delikat dhe deciziv për të ardhmen e saj. Mijëra studentë dhe pedagogë prej 10 ditësh kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për shkak të krizës së plotë politike, ekonomike dhe sociale. Establishmenti korruptiv politiko- financiar që po drejton dy partitë e mëdha në vend, ka detyruar rininë e vendit të dalë në sheshe e të kërkojë me forcën dhe kurajon e së drejtës shpërbërjen e kësaj status quo-je. Si pedagog i lëvizjes studentore dhe bashkë themelues i Partisë Demokratike u bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të vazhdojnë pa ndalim rrugën e virtytit, dijes dhe dashurisë për vendin. Historia jonë na tregon se të drejtat fitohen.
Pikërisht në këto ditë z. Basha zgjedh të mbeldhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në kundërshtim të hapur me statutin e propozuar dhe miratuar po prej tij. Kuvendi po mbildhet pa vendim të Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe në kundërshtim flagrant me frymën demokratike të një partie perëndimore që ka rrëzuar komunizmin. Ky Kuvend vulos frymën e përcarjes së Partisë nga baza në qendër. Një opozitë që drejtohet në mënryrë autoritare nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe ky është mesazhi më i gabuar që Lulzim Basha po u dërgon studentëve në protestë dhe gjithë shoqërisë shqiptare.
Ndaj I bindur plotësisht në principet mbi të cilet e nisem këtë luftë për liri dhe demokraci, ju bëj me dije se pjesëmarrja ime në ate Kuvend do të ishte e pamoralshme”, shprehet ish-ministri demokrat, në një njoftim për shtyp.