Skip to content
Të Gjitha

Ia solli shiu si peshqesh, familjes nga Librazhdi “i mbin” bunkeri në oborr

· 2 min lexim

Një bunker është shkëputur nga kodra dhe ka rënë në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha, në Spathar të Librazhdit.

Kryefamiljari Eduard Hoxha tregon për emisionin “STOP”, se ngjarja ndodhi në mars të 2017-ës, si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjes së dherave.

Më tej ai shton se bunkeri ra në 4 të mëngjesit, ndërsa të gjithë ishin duke fjetur.

Prej dy vitesh vazhdon Hoxha, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë, pavarësisht ankesave.

Kryefamiljari shprehet, se në bashki i kanë thënë, se nuk kanë me çfarë ta heqin.

Biseda e kryefamiljarit me gazetaren

Gazetarja: O Edi po pse nuk e heq vetë ti këtë?

Eduard Hoxha: Nuk e heq dot, ça jam unë Herkul ta heq atë?

Gazetarja: Nuk ke ndonjë matrapik, merr edhe skrapin me atë rast?

Eduard Hoxha: Po ça ka ai, 200 mijë lekë hekur ka.

Gazetarja: I paske bërë llogaritë. E ke mbledh mendjen që o bashkia, o ky ngel këtu?

Eduard Hoxha: Po. Unë vetë nuk mundem. Po të binte bunkeri këtu në rrugë do bllokonte rrugën dhe bashkia do bllokonte 100 familje, ça do bënte bashkia, a do ta hiqte?

Gazetarja: Epo ka rënë tek oborri yt.

Eduard Hoxha: Po njësoj, si aty si këtu.

Eduard Hoxha: I lutem bashkisë të ma heqë sa më shpejt, sepse kur dal në ballkon më duket sikur ka shpërthyer lufta. Ju lutem, po patët mundësi ma hiqni sa më shpejt.