Skip to content
Të Gjitha

I vendos flakën bashkëshortes\ Gjykata jep masën për arrest ndaj shqiptarit

· 1 min lexim

Një shqiptar ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij para disa ditësh në Kalamata te Greqisë.

Pas një debati në çift, 45-vjeçari spërkati gruan me benzinë dhe i vendosi flakën.

Ai mbeti edhe vetë i lënduar nga flakët.

Prokuroria ka vendosur arrest me burg për 45-vjeçarin, i cili ndodhet ende në spital.

Ai ka shprehur pendesë për veprimin e tij dhe ka treguar se e gjitha ka ndodhur për motive xhelozie.

Bashkëshortja, 39-vjeç, ndodhet në spital pasi fqinjët kanë telefonuar menjëherë ambulancën.

Megjithatë ajo është në gjendje kritike për jetën.