Skip to content
Të Gjitha

I hoqën nga puna, punonjësit e pastrimit në Kuçovë kërcënojnë me vetëvrasje

· 1 min lexim

Tetë punonjës të firmës së pastrimit në Kuçovë, kanë kërcënuar me vetëvrasje ditën e sotme.

Ata hipën në majë të kullës së ish-Milvës dhe ndenjën aty për dy orë rresht.

Punëtorët ishin Luiza Halili, Aziz Isufaj, Donika Bregaj, Shkëlqim Kasëmi, Agron Xhafa, Zoica Prifti, Kristaq Bano dhe Elona Bregaj.

Ata u hoqën nga puna dhe për këtë arsye hipën në majë të kullës, shkruan “Balkanweb”.

Njëra prej tyre, Elona Bregaj, kishte hipur më parë në TEC-in e Kuçovës, pasi e kërcënuan se do ta hiqnin nga e njëjta punë.

Punëtorët thonë se janë hequr nga puna me të padrejtë dhe nuk mund të ushqejnë dot familjet e tyre.

Pas negociatave të policisë dhe përfaqësuesve të firmës, ata janë rikthyer sërish në punë.