Skip to content
Aktualitet

I gjendet kokainë në apartament, arrestohet shpërndarësi shqiptar i drogës në Itali (DETAJE)

· 1 min lexim

Policia italiane, ka arrestuar sot një 30-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej për shitje lëndësh narkotike.

Mediat italiane kanë bërë me dije se gjatë bastisjes së shtëpisë ku jetonte shqiptari, karabinierët kanë gjetur rreth gjysmë kg kokainë të pastër, vlera e të cilës arrinte çmimin 10 mijë euro.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit, janë gjetur copa të shumta celofani në tryezën e kuzhinës për paketimin e drogës.

Policia e kishte mbajtur në survejim prej disa javësh shqiptarin dhe me anë të rrugëve operative arritën që ta prangosnin.