Skip to content
Të Gjitha

I dogjën makinën, reagon gjyqtari i Shkodrës: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion

· 1 min lexim

Persona të paidentifikuar dogjën mbrëmjen e djeshme makinën e gjyqtarit Andri Ymeri në Shkodër.

Autorët ishin me motor dhe kishin te vendosur në kokë skafandra.

Pasi u siguruan se makina u dogj, ata u larguan me shpejtësi.

Gjyqtari është shprehur i shqetësuar, ndërsa ngjarjen e ka lidhur me detyrën.

Më tej ai ka dhënë një mesazh për autorët, duke thënë se nuk mund t’i bëjnë dot presion.

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë. Duhet të jemi të përmbajtur, normal qe ka lidhje me detyrën. Çfarë kisha për të thënë ja thashë institucioneve shtetërore. Normalisht që jam i shqetësuar. Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, tha gjyqtari.

Policia pas dokumentimit të pamjeve filmike ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.