Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hekurudha/ Maqedonia e Veriut po mendon seriozisht për linjën me Shqipërinë, por qeveria e Tiranës…

11:31 30/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Atëherë kur shqiptarët menduan se edhe hekurudha në vend, do të ishte një kujtim i së shkuarës, duket se interesi rajonal për këtë të fundit është zgjuar tepër.

Në të gjitha vendet që rrethojnë Shqipërinë sot, hekurudha zë një peshë të caktuar në transportin e përgjithshëm dhe një rrol në ekonomitë e tyre, por vetëm Shqipëria duket sikur ka hequr dorë nga ky shërbim.

Të paktën në atë të udhëtarëve, kur pesha specifike në këtë lloj transporti ka rënë vit pas viti, për t’u bërë thuajse minimale.

Vëmendja kohët e fundit në rajon për hekurudhën u rrit së tepërmi sidomos pas marrëveshjes së rëndësishme ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C., SHBA, mes Presidentit Viçiç, Kryeministrit kosovar, Hoti dhe Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Një nga pikat më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje historike ishte pikërisht investimi nga ana e SHBA-ve për hekurudhën Serbi-Kosovë e cila duket se si derivat të saj përfundimtar do të ketë edhe portin e Durrësit, duke kaluar paralel me “Rrugën e Kombit”.

Nisja e këtij superinvestimi, pritet t’u japë hov ekonomive të dy shteve, por një përfshirje të gjerë duket se do të gjejë edhe vet Shqipëria, si pjesë integrale e këtij super-projekti.

Hekurudha shqiptare

Pak vite më parë sektori i hekurudhave i’u nënshtrua ndryshimeve drastike në kuadrin ligjor, por avancimi konkret me efekte në terren duket se ka mbetur në vend.

Projekti që u duk se do të merrte zhvillimin më të shpejtë dhe do të gjente zbatim, ishte ai për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe me një degëzim Tiranë-Rinas, por kur punimet priteshin të nisnin në qershor të këtij viti, kriza e pandemisë duket se ndryshoi edhe planet e qeverisë.

Por hekurudha shqiptare është shumë më shumë sesa ajo në Tiranë-Durrës, edhe pse pjesa më e madhe e saj aktualisht është e amortiozuar.

Por gjithsesi ka plane (të paktën në letër) për ndërhyrje në disa linja për rehabilitimin e tyre, ndërkohë që kilometra të tëra në shumë linja janë zhdukur totalisht.

Segmente të tëra hekurudhore si ai Milot-Rrëshen, apo Librazhd-Përrenjas-Guri i Kuq, i janë zhdukur tashmë hartës së rrugëve hekurudhore, pasi në shumë zonë këtyre ose u janë mbivendosur projektet rrugore, si në rastin e “Rrugës së Kombit” (linja Milot-Rrëshen), apo atij të rrugës Pogradec-Lin-Qafë Thanë.

Hekurudha e “Korridorit 8”

Por teksa Shqipëria mbetet ende te projektet në letër, në njërën nga linjat që duhet të lidheshim me Maqedoninë e Veriut, procesi ka avancuar në vendin fqinjë, që po kërkon financim prej 426 milionë euro për të ndërhyrë në linjën Kërçovë deri në kufirin me Shqipërinë.

Sipas “SeeNews” lidhja hekurudhore, pjesë e korridorit 8 të transportit që kalon nga lindja-perëndimi përmes Evropës Juglindore, është planifikuar të kalojë përmes Kërçovës dhe Strugës në perëndim të Maqedonisë së Veriut në fshatin Lin në Shqipërinë Juglindore.

Në vitin 2018, kompania publike e Transportit Hekurudhor të Maqedonisë së Veriut tha se, seksioni hekurudhor pritej të ishte plotësisht funksional deri në 2023.

Në Shqipëri kjo linjë lidhet me hekurudhën Durrës-Rrogozhinë-Pogradec-Lin- Maqedoni (Pan European Corridor VIII), pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit “Orient/East Med TEN-T Corridor”.

Financimi i projektit

Sipas deklaratave nga përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare në fillim të këtij viti, aktualisht ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor, si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës-Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te WBIF, për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro).

Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve, por problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro, si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis.

Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Europiane e Investimeve (EIB), po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë-Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim para-fizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri- (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi, në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi.

Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Europën.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: hekurudhalinjëmaqedonia e veriutShqiperia

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

VIDEO/ Alarm për bombë në aeroportin e Rinasit, udhëtarë e punonjës braktisin terminalin

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English