Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg për krime lufte, shpallet fajtor për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm; i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi trupi gjykues e shpalli fajtor për krime lufte.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë këtë të mërkurë, gjykata e gjeti Thaçin penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor, si dhe arrestim dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në leximin e arsyetimit, trupi gjykues u ndal edhe te roli i ish-presidentit të Kosovës dhe rrethanat që gjykata i konsideroi rënduese. Sipas trupit gjykues, Thaçi kishte përdorur pushtetin dhe autoritetin e tij në kryerjen e krimeve për të cilat u shpall fajtor.
Nga ana tjetër, Thaçi është shpallur i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Për këtë pjesë të çështjes, trupi gjykues konstatoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk arriti të provonte ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër një popullate civile, kusht i nevojshëm për cilësimin e veprave si krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues konstaton se akuzat nuk mund të cilësohen si krime ndaj njerëzimit. Nuk përmbushen kriteret e përgjithshme në lidhje me këto krime”, deklaroi kryetari i trupit gjykues.
Dhomat e Specializuara po shpallin sot, më 16 shtator 2026, aktgjykimin e shkallës së parë në procesin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët janë gjykuar për akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Lexo më tej
Shqipëria në flakë, Begaj kujtohet të flasë vetëm kur zjarri i afrohet qeverisë: Ku ishe 137 ditë, zoti President?
U deshën 137 ditë protestash, një vend i përfshirë nga tensionet, përplasje të dhunshme, qytetarë të plagosur dhe…
Shkatërrohet filiali i Iute Credit: Kreditë me firma të falsifikuara, borxhet në emër të një të vdekuri dhe shkeljet me të dhënat personale që rëndojnë në historikun e kompanisë
Protesta e 13 tetorit përshkallëzoi në dhunë dhe filiali i Iute Credit në hyrje të Rrugës së Durrësit…
BE kërkon hetim urgjent për dhunën policore ndaj protestuesve dhe gazetarëve
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Tiranë, e cila u shoqërua…
Dhuna policore në protestë, operohet 19-vjeçari me këmbë të thyer
19-vjeçari me inicialet L.B., i cili pësoi thyerje të këmbës gjatë protestës së 13 tetorit në Tiranë, po…