Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg për krime lufte, shpallet fajtor për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm; i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi trupi gjykues e shpalli fajtor për krime lufte.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë këtë të mërkurë, gjykata e gjeti Thaçin penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor, si dhe arrestim dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në leximin e arsyetimit, trupi gjykues u ndal edhe te roli i ish-presidentit të Kosovës dhe rrethanat që gjykata i konsideroi rënduese. Sipas trupit gjykues, Thaçi kishte përdorur pushtetin dhe autoritetin e tij në kryerjen e krimeve për të cilat u shpall fajtor.
Nga ana tjetër, Thaçi është shpallur i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Për këtë pjesë të çështjes, trupi gjykues konstatoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk arriti të provonte ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër një popullate civile, kusht i nevojshëm për cilësimin e veprave si krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues konstaton se akuzat nuk mund të cilësohen si krime ndaj njerëzimit. Nuk përmbushen kriteret e përgjithshme në lidhje me këto krime”, deklaroi kryetari i trupit gjykues.
Dhomat e Specializuara po shpallin sot, më 16 shtator 2026, aktgjykimin e shkallës së parë në procesin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët janë gjykuar për akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Read next
Stresi shpërthen ndaj “VIP-ave” që mungojnë në protestë: Bojkotojini të shtunën klubet e natës!
Reperi Stresi ka reaguar ndaj artistëve të njohur shqiptarë që, sipas tij, nuk po u bashkohen protestuesve në…
Studentët nuk tërhiqen, të shtunën në 11:00 protestë masive para Kryeministrisë bashkë me diasporën: Rama përballë zemërimit qytetar, bashkohuni!
Protesta studentore në Tiranë nuk ndalet. Pas dhjetë ditësh mobilizimi, tensionesh dhe përplasjesh në rrugët e kryeqytetit, studentët…
Dhoma Amerikane e Tregtisë jep alarmin: Korrupsioni, monopolet dhe pasiguria po godasin investimet në Shqipëri
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur alarmin për përkeqësimin e klimës së biznesit, duke paralajmëruar…
Peshëngritësi Erkand Qerimaj kallëzon në SPAK kreun e Federatës, Elez Gjoza, pas akuzave për abuzime me fondet dhe pengim në gara
Peshëngritësi i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte, më 22 tetor, në Prokurorinë e Posaçme…