Skip to content
Të Gjitha

Goditën me shkop bejsbolli dhe vranë pronarin e lavazhit, ekstradohet nga Italia njëri prej autorëve

· 2 min lexim

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ekstraduar nga Italia.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Kejvi Hysa, i lindur në Kurbin.

Sipas policisë, Hysa akuzohet për vrasjen e pronarit të një autolavazhi në Sarandë, në vitin 2015.

Hysa së bashku me dy persona të tjera, goditën me shkop bejsbolli pronarin e autolavazhit dhe më pas e vranë.

Ndaj tij, Gjykata e Sarandës kishte vendosur “Arrest me burg”, për veprën penale, “Vrasje e kryer me paramendim në bashkëpunim”.

Arrestimi i 28-vjeçarit u krye në bashkëpunim me Interpol Romën.

Njoftimi i policisë

Rinas
Ekstradohet nga Interpol Tirana një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje
U krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar K. H., 28 vjeç, lindur në Kurbin.
Shtetasi K. H. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës. Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.