Skip to content
Kryesore

Gjykata rrëzon kërkesën për rikthimin e licencës së avokatisë për Idajet Beqirin

· 1 min lexim

Gjykata Administrative ka lënë në fuqi vendimin e Dhomës së Avokatisë për heqjen e licencës së Idajet Beqirit, pas shkeljeve të rënda dhe mashtrimit të qytetarëve në disa raste.

Komiteti Disiplinor kishte marrë këtë vendim për shkeljet e konstatuara.

Beqiri kishte ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative, por kërkesa e tij për rikthimin e licencës u refuzua gjatë ditës së sotme, duke lënë në fuqi heqjen e saj.