Skip to content
Politikë

GJKKO vendos masën “arrest në shtëpi” për Bashkim Haxhijan

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të nxjerrë Bashkim Haxhijan nga burgu dhe të caktuar masën e “arrestit në shtëpi” ndaj tij.

Haxhija është i dyshuar për trafik narkotikësh, duke vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Fillimisht, ai ishte në paraburgim, por me kërkesë të tij, Gjykata vendosi të ndryshojë masën, duke e lënë në shtëpi, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve.

Vendimi i Gjykatës i datës 06.11.2024, përcakton se Haxhija duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

Ai do të mbikëqyret nga oficerët e policisë gjyqësore. Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve nga njoftimi i tij.