Skip to content
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Pjetrit

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar kërkesën e Fatmir Pjetrit për daljen nga regjimi “41 biss,” një regjim i posaçëm që kufizon të drejtat e të burgosurve në burgjet e sigurisë së lartë.

Kërkesa e Pjetrit për anulimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë (nr. 195, datë 05.04.2024) u paraqit më 18 prill 2024.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela në bazë të dispozitave ligjore për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve, përkatësisht në nenet 112 dhe 471 të Kodit të Procedurës Penale dhe në nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020.

Pas rrëzimit të kërkesës, Pjetri ka të drejtë të bëjë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditësh nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.