Skip to content
Aktualitet

GJKKO merr vendimin për kërkesën e Edlira Naqellarit, mbetet në sekuestro celulari

· 2 min lexim

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refguazuar kërkesën e ish-drejtoreshës në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari për t’i rikthyer celularin. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin me argumentin që celulari është duke u ekzaminuar.

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, ishte ndër zyrtarët e arrestuar për abuzimet me tenderin e uniformave të policisë.

Nëntë zyrtarë u arrestuan për tenderin që kapte vlerën 25 milionë euro.

Kujtojmë se nga hetimet e SPAK rezultoi se anëtarët e Njësisë së Prokurimit kishin shkelur rregullat e prokurimit publik duke sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.  Zyrtarët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Zyrtarët e arrestuar ishin:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Me vendim të gjykatës tetë të parët u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Anisa Bogdani u la në arrest shtëpie për shkak se duhet të kujdeset për fmëijën e saj  të mitur.