Pas 5 ditësh kërkime, gjendet trupi i peshkatarit Gëzim Seitllari i cili u mbyt në liqenin e Pogradecit. Mësohet se trupi i pajetë i 53-vjeçarit u gjet në breg të liqenit pasi u nxorr nga dallgët e forta.
Polumbarët nuk mundën të vijojnë kërkimet as sot për shkak të temperaturave të ulëta. Gëzim Seitllari ishte I humbur në ujërat e liqenit të Pogradecit që nga data 31 dhjetor.
Ka qënë moti i keq i cili nuk ka lejuar të bëhet i mundur kërkimi i trupit të viktimës nga polumbarët. Trupi i Seitllarit u gjet sot nga familjarët e tij të cilët kishin dalë me varka për ta kërkuar.