Gjendet i vdekur në dhomën e hotelit zyrtari i PS-së: Qytetari zbulon detajet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri Sali Berisha ndau sot me ndjekësit e tij në “Facebook” një lajm të trishtë.

Në postimin e tij bëhet me dije se, pak ditë më parë është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Mat, kryetari i PS-së, Abdulla Cuka, i njësisë administrative Lis.

Berisha poston mesazhin e ardhur nga një qytetar, i cili shkruan se vdekja e zyrtarit të PS-së mbetet mister.

Qytetari shkruan se politikani u gjet i zhveshur në hotelin, që kishte prenotuar për të qëndruar për dy orë.

Sipas qytetarit prokuroria ka nisur hetimet, por asgjë nuk është bërë publike.

Statusi i Berishës:

Kryetari i PS gjendet i vdekur ne hotel!

Mister shkaku i vdekjes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

I nderuar Dr. Berisha! Para pak ditësh rreth mesditës u gjet i vdekur nudo në ish-hotel Turizem “Mati”, kreu i PS-së njësia administrative Lis dhe njëherazi pagator i pensioneve në këtë njësi pranë Postës Mat. Thuhet se po hetohet nga prokuroria, por asgjë nuk është bërë publike se ç’ka ndodhur. Gjithashtu thuhet se Abdulla Cuka personi në fjalë ka prenotuar 2 orë dhomën në këtë hotel me një partnere, që mbetet anonim. Edhe para 3-4 muajsh kreu i PS-së njësia administrative Macukull, goditi me armë zjarri punonjësit e shërbimeve Bashkia Mat, kur po pushonin duke ngrenë drekë dhe mbetën të vdekur 3 prej tyre, ku katastrofa do të ishte akoma më e madhe po të mos kishte ndërhyrë kryeplaku i fshatit. Doktor, ja pra kush janë krerët socialit në Mat, pasi dhe vetë kreu dhe koordinatori i tyre A. Malaj nuk është as më pak dhe as më shumë i tillë.

Burimi: Facebook

Shpërndaje
Share.

Komento