Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjenden në Strugë, 100 artefakte të fisit ilir të Enkelejtëve

18:12 09/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Screenshot

Screenshot

Në një zbulim të jashtëzakonshëm arkeologjik në Strugë, është gjetur një helmetë e lashtë, e cila mendohet të jetë e fisit ilir të Enkelejtëve dhe daton mbi 2,500 vite më parë. Helmetat e këtij lloji, të njohura si “Helmetat Korinthase”, ishin përdorur në Ilirinë e Jugut, veçanërisht nga figura e njohur historike, mbreti Pirro i Epirit.

Ky zbulim, së bashku me objekte të tjera të rëndësishme si qeramika, bronzi dhe ari të gjetura në varrin mbretëror, ka bërë jehonë në mbarë rajonin për vlerën e tij historike dhe kulturore.

Arkeologu Fitni Dalipi konfirmoi se artefaktet i përkasin fisit ilir të Enkelejtëve, që kanë banuar në zonën përreth liqenit të Ohrit dhe kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë ilire. Dalipi përshkroi varrin si të pasur me artefakte të epokës së bronzit dhe hekurit, të cilat dëshmojnë se popullata që jetonte në këtë zonë kishte një zhvillim ekonomik të avancuar dhe mundësi për të importuar objekte nga vende të tjera.

Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, e cilësoi këtë zbulim si më të madhin në Maqedoninë e Veriut gjatë 100 viteve të fundit, dhe falënderoi pronarët e tokës për bashkëpunimin dhe ndihmën në zbulimin e këtyre objekteve të rëndësishme. Artefaktet do të vendosen në Muzeun Arkeologjik të Shkupit për ruajtje dhe ekspozim.

Përveç helmetës dhe objekteve të zbuluara në Strugë, një statujë antike e gjatë 1.5 metra, por pa kokë, u gjet gjithashtu në fshatin Raveni, pranë Gostivarit. Arkeologu Luan Përzhita e përshkroi këtë statujë si një zbulim të rëndësishëm për arkeologjinë e rajonit.

Ndërkohë, etimologu Lulzim Osmanaj komentoi se helmeta Korinthase është një pjesë e trashëgimisë së lashtë pellazge dhe ilire dhe theksoi rëndësinë e saj si një simbol i fuqishëm i historisë shqiptare dhe ballkanike.

Screenshot

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fisit ilir të Enkelejtëvestruge

Të tjera

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat
Aktualitet

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Deklarata e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për projektin në Zvërnec ka hapur një tjetër front diskutimi rreth qeverisë shqiptare....

14:25 18/06/2026
Para
Skandali te Onkologjiku, Gjykata e Lartë refuzon Apelin

Skandali te Onkologjiku, Gjykata e Lartë refuzon Apelin

Lajmet e fundit

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English