Skip to content
Politikë

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Fetmir Mediut, arsyeja

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shkak të mungesës së tij.

Mediu, përmes një deklarate, informoi gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.

Gjithashtu, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi të jetë i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë realizuar aktin e ekspertimit tekniko-ushtarak.