Skip to content
Politikë

Gaz Paja, në SPAK për dosjen “Veliaj-Xoxa”, detaje

· 1 min lexim

Aktori i njohur Gazmend Paja, njëkohësisht investitor strategjik, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Paja u thirr nga SPAK dhe, sipas deklaratës së tij për mediat, prokurori i ka sekuestruar telefonin.

Sipas CNA, Paja është thirrur nga SPAK për të dhënë dëshmi lidhur me dosjen “Veliaj-Xoxa”.

Paja ka realizuar transaksione me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën për çështje pronash dhe pasurish të paluajtshme.

Gjithashtu, ai ka pasur komunikime me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe ka jetuar në një apartament sipër banesës së tij.