Gara për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka rezultuar në një revoltë të vërtetë pasi 4 prej emrave të propozuar nga kryetari i partisë, Lulzim Basha, janë tërhequr.
E para ka qenë ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, e cila është ndjekur nga Fabian Topollaj, Edith Hatxhi dhe Mimoza Hajdarmataj.
Në një status në Facebook, Mëhilli ka bërë të ditur se vendimin për moskandidim e kishte njoftuar një ditë më parë në strukturat drejtuese të partisë, por vendimi i saj mesa duket nuk është marrë parasysh dhe ditën e sotme ajo ka gjetur emrin e saj në listë.
“Te nderuar miq,
Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD, pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.
Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.”-ka shkruar ajo.
Edith Harxhi gjithashtu është shprehur se nuk do të garojë për Këshillin Kombëtar të PD pasi si ish-studente dhjetori, mbështet protestën e studentëve dhe nuk është dakord me qëndrimin e Partisë Demokratike
Më i ashpër me kryetarin Lulzim Basha është treguar Fabian Topollaj, i cili me ironi në një status në Facebook, i sugjeron Bashës që të ndryshojë dhe emrin e partisë, duke qenë se sipas tij, kryetari ka rrëmbyer pa garë kryesinë e partisë.
“Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.
Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen. Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin. Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulime…”- është shprehur Topollaj.
Sakaq, Mimoza Hajdarmataj ka njoftuar tërheqjen e saj për shkak se është e angazhuar si pjesë e shoqërisë civile.