“Frenkli donte vajzë”! Jona tregon taksiratet që hoqi me partnerin kur mësoi se priste djalë
Do djalë apo vajzë?
Kjo është pyetja që bën çdo shqiptar kur sheh një femër shtatzënë. E tillë ishte situata edhe për Jona Spahiun, të cilën e rrethonin njerëz që dëshironin që ajo të lindte një djalë por edhe ata që donin një vajzë.
Vetë Jona nuk kishte ndonjë preferencë edhe pse e ndjente që po priste djalë, por fansi më i madh që Jona të lindte vajzë ishte partneri i saj Frenkli:
“Ishte aq narcist saqë donte një vajzë dhe thoshte se, një syzezë, vetullzezë, e bukur do t’i bashkohet familjes. Gjithsesi erdhi një sybukur në familje pavarësisht çfarë kërkonte babai i Raidenit”.

Por taksiratet e gjithë kësaj i ka hequr doktoresha që e ka ndjekur shtatzëninë e Jonës pasi sipas saj: “Frenkli në të gjitha kontrollet kërkonte që të zmadhonte bibilushin e djalit sepse nuk ishte i bindur nëse ai ishte djalë apo jo”.
Në videon e pulikuar në YouTube, Jona tregon gjithashtu se dëshironte që të bënte një lindje natyrale dhe ishte përgatitur për këtë si një vajzë e fortë që është, por fati nuk ishte me të.
Raiden kishte kordonin na qafë dhe u detyrua që ta lindte me operacion. Momenti më i bukur ishte kur mori djalin e vogël në krahë dhe aty gjithçka u shumëzua me 0. /IConstyle.al/