Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ Plas gallata me sjelljen e Ramës me gazetarët. Ja memet më pikante që pushtuan rrjetet sot  

· 1 min lexim

Kryeminstri Edi Rama është i njohur për batutat dhe sjelljet e tij arrogante në kufijtë e spektakolares me gazetarët. Që në fillim të karjerës së tij politike në vitet e para kur sapo u zgjodh kryetar bashkie në Tiranë, ai njihet për përplasjet e shpeshta me gazetarët.

Por sot në rrjetet sociale ka plasur gallata lidhur me sjelljen e Kryeministrit Edi Rama gjatë emisionit “Opinion”, ku dje ai u përball me një panel gazetarësh.

Rama u ngrit disa herë duke lëvizur në studio dhe duke replikuar dhe debatuar me gazetarët.

Gjatë emisionit, Rama, nuk kurseu batutat, por edhe fyerjet ndaj të pranishmëve.

Në fotot e mëposhtme përfshihen disa nga memet më tallëse dhe më ironike ndaj Kryeministrit, i cili në momente të caktuara, shkeli madje edhe atë që mund të quhet si “distanca sociale”, për shkak të kushteve të Covid-19.

/GazetaReforma.com/