Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Flet kolegu i polices: Pas 7 orësh operacion, ja si është gjendja e Ina Nukut që humbi dy gishtat

08:50 13/12/2018
Reading Time: 3 min lexim

Protesta e banorëve të Astirit më 22 nëntor para Parlamentit, kundër prishjes së banesave të tyre për ndërtimin e “Unazës së Madhe”, degradoi në përplasje me uniformat blu.

Efektivja e policisë, Ina Nuka, u plagos rëndë nga një kapsollë, e cila ra padashje në dorën e saj dhe për pasojë ajo humbi dy gishtat.

Të nesërmen e ngjarjes Ina u dërgua në Ankara të Turqisë dhe historia e saj tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave.

Mbrëmjen e së mërkurës zëdhënësi i policisë, Genti Mullai, përmes një statusi në Facebook na njeh edhe me gjendjen shëndetësore të polices.

“Ti kolege, pas 3 operacionesh në Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s’kishe asnjë faj tjetër që duhet të gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Mullait.

Postimi i plotë:

Kolege, ja dole. Shërim të shpejtë dhe sa më parë rikthim në shtëpinë e Policisë, aty ku ëndrra jote do vijojë të realizohet.

Besoj se rrjedha e furishme e përditshmërisë, shumëllojshmëria e ndodhive, evenimentet dhe hapësira kohore e fashitën sadopak ngjarjen para sallave plenare të Parlamentit të Shqipërisë, ku padrejtësisht e fatkeqësisht mbeti e gjymtuar një nga koleget tona, e re në moshë dhe në profesion, INA NUKA.

Por pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, jemi ne familja më e madhe, Policia e Shtetit që s’të harron, që është krahas familjes tënde dhe njerëzve të t’u të dashur, është vëmendja dhe përkushtimi i Ministrit dhe Kryeministrit që bënë të mundur që Ti kolege, pas 3 operacionesh në Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s’kishe asnjë faj tjetër që duhet të gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën.

Por kjo është detyra jonë, plot sakrifica, vështirësi, rreziqe deri në sublime. Këto e bëjnë edhe më të bukur misionin tonë, i japin kuptimin dhe vlerën e duhur në sytë e qytetarëve të ndershëm që duan ligjin, rendin dhe qetësinë për të jetuar në harmoni me këto parime.
U bërë lajm i ditës, kryetitull i gazetave, bisedë e tavolinave, bisedë e vatrave familjare, statuseve në fb, pastaj pre e sulmeve me qëllime, jo është e jo s’është plagosur, jo je e trajtuar apo je e paaftë, e plot të tilla.

Por ti INA mbi të gjitha, u shndërrove në një motiv për të gjitha koleget dhe kolegët, për të bërë detyrën akoma më mirë, më me profesionalizëm, më me përkushtim, më me humanizëm ndaj qytetarëve dhe më me ashpërsi përballë paligjshmërisë dhe krimit dhe sulmeve dashakeqje.

Ne familja jote e madhe, të urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë në krye të detyrës.

Burimi: Facebook

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Tragjike, 4 refugjatë digjen të gjallë në një aksident

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English