Skip to content
Të Gjitha

Flakët shkrumbojnë katin e tretë të një banese në Fushë-Krujë, asfiksohen 4 fëmijë

· 1 min lexim

Kati i tretë i një ndërtese në Fushë-Krujë është shkrumbuar nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e flakëve, 4 fëmijë kanë mbetur të asfiksuar, shkruan “Panorama”.

Ato kanë marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për rënien e zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike

Mësohet se ndërtesa ku ra zjarri ishte tre katëshe, ndërsa banonin 8 familje.

Pas kësaj ngjarjeje, banorët e katit të tretë janë në qiell të hapur.