Skip to content
Kryesore

Fillon votimi në Mitrovicën e Veriut, serbët mblidhen për të votuar

· 1 min lexim

Në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, qytetarët kanë nisur procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Kjo është hera e parë që ata marrin pjesë në votime që prej vitit 2022, kur partia kryesore e serbëve në Kosovë u tërhoq nga institucionet dhe u bëri thirrje qytetarëve të bojkotonin proceset zgjedhore.

Këtë herë, qytetarët serbë janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, duke ndjekur traditën e tyre të votimit në grup.

Në këtë proces, atyre u është bashkuar edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek.