Skip to content
Bota

Filipine/ Shpërthimi i bombave në kishë lë pas 27 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

· 1 min lexim

Në një kishë katolike në Filipine, një shpërthim me dy bomba ka ndodhur duke vrarë 27 persona dhe duke plagosur mbi 80 të tjerë.

Bomba e parë shpërtheu në brendësi të katedrales dhe e dyta kishte në shënjestër ushtarët e afërt që nxituan për të ndihmuar të plagosurit.

Sekretari i Mbrojtjes, në një deklaratë dënoi bombardimet dhe tha se kishte angazhuar forcat ushtarake për të përforcuar sigurinë në vendet e kultit si dhe në hapësirat publike.

Shpërthimi vjen pas referendumit të së hënës, ku shumica myslimane u pyet nëse e mbështet planin për të krijuar rajon të ri autonom.

Shumica e 2.8 milionë njerëzve që morën pjesë në votim mbështetën referendumin, por qyteti i Jolo, ku edhe ka ndodhur shpërthimi, e hodhi poshtë atë.