Skip to content
Të Gjitha

Fier/ Automjeti përplas shpërndarësin e picave, i dëmtuari në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’ të qyteti të Fierit ku një automjet ka përplasur një shpërndarës picash.

Burime për ‘balkanweb’ bëjnë me dije se i aksidentuari ka marrë dëmtime të mëdha.
45-vjeҫari  është goditur në kokë dhe momentalisht ndodhet në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën.

Identiteti i të dëmtuarit nuk bëhet me dije akoma por po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.