Ҫifti i veshur me uniformë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë amerikane, celebrohet në martesë ditën e krijimit të ushtrisë së shtetit të tyre.
Si simbol i bukur për datën e rëndësishme të ditës së sotme për shtetin kosovar, Izjadin dhe Jetmira Ramusholli, me uniformë ushtarake kurorëzuan dashurinë e tyre.
Ata shprehen se janë shumë të lumtur, të emocionuar dhe njëkohësisht edhe krenarë që data 14 dhjetor e vitit 2018 do t’u kujtonte gjithmonë kurorëzimin e dashurisë së tyre dhe ditën kur Republika e Kosovës krijoi ushtrinë e saj.
“Jemi shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenarë që 14 dhjetori i vitit 2018 do të na kujtoj gjithmonë kurorëzimin e dashurisë tonë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë”, kanë thënë çifti Ramusholli për “ferizajnews”.