Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fatmir Bektashi me “strategji” para mediave?!

21:33 12/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Fatmir Bektashi u thirr ditën e sotme në SPAK për tu njohur me akuzën penale për çështjen “Partizani”. Bektashi është i përfshirë në aferën korruptive të dosjes së “Partizanit” ku deri më sot ka qenë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen “Partizani” ku ai është hetuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për tu parë nëse do të merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo. Konkretisht Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Por kjo gjë duket se nuk e shqetëson fare ndërtuesin Bektashi, përkundrazi ai çdo herë që thirret në SPAK është i buzëqeshur, e me mimika qesharake për kamerat. Në këtë mënyrë ai u bë viral edhe nëpër media në daljen e parë mediatike si personi qesharak i kamerave.

Por si është e mundur që Fatmir Bektashi vazhdon shown e tij para prokurorisë, ndërkohë që është akuzuar për korrupsion në bashkëpunim me Jamarbër Malltezi, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha?!

Si të mos mjaftonte dalja e tij e parë me mimika qesharake, Bektashi dhe gjatë ditës së sotme luajti të njëjtën strategji, duke buzëqeshur, e duke qëndruar para kamerave pa folur për disa minuta. Në këtë mënyrë ai po kalon para opinionit publik pa dhënë llogari për miliona euro të vjedhura nga taksapaguesit.

Habia më e madhe në këtë mes është se Fatmir Bektashi është në detyrim paraqitje, ndryshe nga Berisha dhe Malltezi, edhe pse është kompania e tij që ka ndërtuar vazjhdon të jetë aty. Por, skandali i vërtetë qëndron se pavarësisht akuzave të ngritura nga SPAK ai vazhdon të betonizojë Tiranën. Një nga zonat e quajtura  Kompleksi ‘Mangalem’ janë ngritur  vinçat dhe po bëhet gati për të ndërtuar pallate të reja, duke e betonizuar të gjithë zonën. Pak më parë sapo përfundoi kompleksin “Kaimi”. Ndërkohë, vijon të ndërtojë vila në Farkë pa asnjë lloj problemi ose kontrolli nga shteti.

Gjithashtu në kompaninë “Homeplan Sh.p.k” të kullave, janë sekuestruar vetëm 45% e aksioneve të Malltezit, ndërsa 55% të ortakut Fatmir Bektashi nuk janë prekur, megjithëse krimin me truallin, ndërtimet dhe transaksionet e pista, këta i kanë bërë bashkë e së bashku janë nën hetim.

Pyetja që mbetet është se përse SPAK nuk vepron për të ndaluar Fatmir Bektashin për të betonizuar më tej Tiranën?! Çfarë marrëveshje i ka ofruar Fatmir Bektashi, SPAK-ut?

 

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: berishafatmir bektashikorrupsionreformaeditorialSPAK

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Superiore, barazim në derbin Partizani-Dinamo, fiton Elbasani

Superiore, barazim në derbin Partizani-Dinamo, fiton Elbasani

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English