Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Euro nuk ndalon rënien, ja sa u këmbye ditën e sotme

14:42 20/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Euro vijoi edhe sot rënien në tregun e këmbimit duke kaluar nën vlerën 123 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro sot u këmbye me 122.98 lekë, 0.1 lekë më pak se një ditë më parë.

Rënia e euro-s nuk ka ndaluar që nga data 27 nëntor duke humbur kështu 11 lekë në krahasim me fillimin e vitit dhe kjo rënie cilësohet si rënia më e madhe vjetore që nga viti 2004.
Sipas Kursit Zyrtar të Bankës, të gjitha monedhat sot shënuan përsëri rënie ndaj lekut.

 

Ekspertët e agjencive oferta e shtuar në euro.

Në dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve  po shoqërohet në kahun e kundërt me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët dhe një stepjeje që është krijuar nga protestat e vazhdueshme dhe bllokimet e rrugëve.
Një faktor që po ndikon prej muajsh është niveli i ulët i qarkullimit të monedhës vendase. Ky fakt konfirmohet dhe nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, paraja gjithsej në ekonomi, ndryshe agregati M3 shënoi rënie gjatë muajit tetor në raport me tetorin e vitit 2017, duke u tkurrur me 1.2 miliardë lekë ose -0.10%. Krahas ofertës së shtuar të eurove në tregun e lirë (niveli i të cilave nuk matet dot nga Banka e Shqipërisë), qarkullimi i ngadaltë i lekut vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që po forcon monedhën vendase përtej pritshmërive.
Teksa burimet e hyrjes së të cilës të paktën në tremujorin e tretë nuk justifikohen zyrtarisht.  Në tremujorin e tretë, deficiti i llogarisë korente, sipas statistikave zyrtare ishte minus 146 milionë euro, nga minus 143 milionë euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që euro me zor u stabilizuar afër 126 lekëve, pas shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në qershor-gusht  dhe nisi rënien që  kur Banka e la sërish kursin e lirë. Edhe në tremujorin e parë deficiti korente ishte në përkeqësim dhe vetëm në të dytin ai u përmirësuar, çka nënkupton se në Shqipëri po hyn jo zyrtarisht një sasi e lartë eurosh në gjendje të ndikojë kursin. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”.
(Panorama.com)

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?
Kryesore

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Në fillim, kur protesta nisi të merrte vëmendje dhe qytetarët po dilnin çdo ditë në shesh, pjesa më e madhe...

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Para

Beqare apo e lidhur? Dafina Zeqiri sapo konfirmoi statusin e saj

Lajmet e fundit

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English