Skip to content
Kryesore

Euro 2025 U-19/ Shqipëria sfidon nesër Izraelin

· 1 min lexim

Shqipëria U-19 do të përballet nesër pasdite me Izraelin në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian 2025.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 14:00, dhe kjo është sfida e parë për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj në këtë fazë kualifikuese.

Ekipi ka kryer stërvitje intensive që nga e diela dhe është në gjendje të mirë fizike, me të gjithë lojtarët e ftuar të gatshëm për lojë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se hyrja në stadium do të jetë falas, jo vetëm për ndeshjen kundër Izraelit, por edhe për dy takimet e tjera të Shqipërisë U-19 në këtë grup, duke inkurajuar tifozët shqiptarë të japin mbështetje të madhe për ekipin.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit 11, Danimarka do të përballet me Irlandën e Veriut në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, në orën 12:00.