Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Është bërë keq”, dalin përgjimet e kreut të grupit Dritan Gramozi

16:10 06/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Në dosjen e Prokurorisë, siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala shpjegohet se si funksiononte grupi me 32 të arrestuar në operacionin “Rruga e Gabuar” që siguronin viza e pasaporta false për të mundësuar kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE, Kanadasë, SHBA por edhe drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet me dije se 32 të arrestuarit janë pjesë e të njëjtit rrjet të goditur edhe pranverën e vitit 2018, ndërsa aktiviteti i tyre është i shtrirë në kohë dhe hapësirë. Bazuar në hetimet e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, nisja bëhej me linjat e udhëtimit me mjete të ndryshme dhe me linja ajrore. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

Ndërsa në funksion të këtij hetimi, janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve.

Dritan Gramozi i arratisur, i njohur edhe si koka e këtij grupi del nga përgjimet se ishte personi që kryente transportin. Nga përgjimet ai del se organizonte kalimin e klandestinëve drejt Greqisë dhe iu jepte direktiva pjesëtarëve të tjerë të grupit se si të bënimin kalimin.

Në datë 12.01.2018 në mëngjes në një bisedë të përgjuar Dritan Gramozi komunikon me shtetasin Rezart Hoxha

R: Alo
D: Alo, hë vëlla
R: E këtu jam o, ku je ti?
D: E ja do nisem, prandaj të mora
R: E ja të bëj një telefon unë që t;më dëgjojnë ata, Uester Junion me ça do t;i dërgojnë
D: O vlla, po pak shpejt se s’kam kohë
R: Në rregull, hajt

Po ky shtetas rreth mesditës flet me një tjëtër numër celulari dhe bisedon se si mund të kalonte kufirin një tjetër shtetas

D: Hë
Nr: O Byrazer
D: Hë vëlla
Nr: Po t’kaloj nga Rinasi për Athin
D: Po nga Rinasi , mos i ashtu atëja
Nr: Ua
D: Mos i thonë e ke të mbushur tre mujorshin se unë e hodha në sistem, është brenda me afatin ai tremujorshin
Nr: O le të kalojë këtu na Kakavija, mbase si thënë gjë hajde
D: Jo ore lëre, se dëgjo Tanin është bërë keq unë i shikoj ditë për ditë
Nr: Uah
D: E
Nr: Vetëm andej nga ajo ë?
D: E

Në përgjime del edhe emri i shtetiasit Leonard Markaj i cili komunikon në telefon me një tjetër numër tjetër të përgjuar. Në bisedat që bëjnë flasin për njerëz që kalojnë në kufi dhe për korruptimin e personave që janë përgjegjës për kalimin në pikat e kontrollit.

B: Po ku je o ku je?
Leo: Kam pas një problem ashtu ta them
B: Mos ma thuaj në telefon po s;është për tu thënë
Leo: E nuk ta them në telefon, e s;kam lëvizur unë. Ta thashë kisha një problem e s;kam lëvizur. Po andej nesër kush është?
B: Nesër është Jorgaqi
Leo: A Jorgua është nesër
B: Kristinaqi
B: Me Nikon i kaloi du veta, ikën ata
Leo: Se nuk para të lë Kristina halea, nuk para lë. Pse ky lë ky kokëbardhi ë?
B: E të lë ai kokëbardhi nuk është i keq ai
Leo: Edhe Jorgo nuk është bërë i keq tani jo, i dhashë kafe unë, e qirasa me kafe të thashë unë

Balkanweb

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para

Javën e ardhshme nis vetting-u në polici, në sitë dhe Ardi Veliu

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English