Skip to content
Politikë

Erion Veliaj paraqitet në SPAK për hetime pasurore

· 1 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po merret në pyetje si person nën akuzë në lidhje me një hetim pasuror.

Veliaj është duke dhënë sqarimet e tij për faktet dhe provat e reja hetimore që janë zbuluar.

Sipas burimeve, SPAK-u ka gjetur prova të reja dhe po vazhdon hetimin për Veliajn dhe familjarët e tij.

Kjo ka sjellë një seri kontrollesh, duke përfshirë kontrolle në banesën e kryebashkiakut, atë të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe në zyrat e saj dhe në banesën e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj.

Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle edhe për 6 individë të tjerë, duke përfshirë disa biznese dhe aktivitete të lidhura me familjarët e kryebashkiakut.

Disa ditë më parë, edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut si pjesë e hetimeve në lidhje me pasurinë e familjes.